Shkup, 19 mars – Prej sot deri më 22 mars në disa shkolla fillore nëpër komunat e Qytetit të Shkupit dhe hapësirat e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup, me rastin e Ditës botërore të ujit (22 mars), do të realizohen disa aktivitete.
Këtë vit theksi me rastin e kësaj dite do të vendoset tek më të rinjtë nëpërmjet punëtorive kreative, dhuratave, këngëve dhe tregimeve do të tentohet të ngritet ndërgjegjja për rëndësinë dhe harxhimin racional të ujit si pasuri me të cilën posedojmë, e ajo është uji.
Me këtë rast në hapjen e këtij aktiviteti sot në orën 10 në sh.f 11 Tetori do të marrin pjesë krerët e Shkupit, Qendrës dhe drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimit, Shilegov, Bogdanoviq dhe Veskovski.