Shkup, 19 mars – Me ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe shpenzimin racional të ujit tek të vegjlit, përmes punëtorëve kreative, dhuratave dhe tregimeve, sot filloi me shënimin e Ditës Botërore të Ujit, 22 marsin.
Aktivitetet janë në organizim të NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në territorin e Qytetit të Shkupit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, pas hapjes së ngjarjes në SHF “11 Tetori”, tha se qëllimi është përmes mënyrës simbolike me më të vegjlit të këmbehet përvojë edukative për rëndësinë e ujit.
“Imperativi im është qytetarëve të Shkupit në çdo kohë t’u mundësojmë ujë të shëndetshëm dhe cilësor për pije. Qyteti solli vendim që uji për pije nga burimi i Raçes të mos përdoret për qëllime industriale si deri tani. Jemi të obliguar qytetarët dhe 50 vjet prej tani të kenë ujë të pastër për pije. Kjo është detyra jonë për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Shilegov.
I pyetur a do të ketë ndryshime të tarifave për ujin, Shilegov tha se analizat e brendshme financiare mundësojnë që qytetarët në Shkup të mos marrin fatura më të mëdha për ujin.
Lidhur me informacionet se në Qytetin e Shkupit janë paraparë 90.000 euro për udhëtime, Shilegov tha se, këto mjete do të shpenzohen për udhëtime të administratës së tërësishme në vitin 2018, gjegjësisht mbi 450 të punësuar.
Drejtori i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet – Shkup Dushko Veskovski, tha se qëllimi është që përmes lojërave edukative të ngrihet rëndësia e ujit dhe njëherit të sqarohet se Qyteti i Shkupit ka ujë perfekt të pastër për pije.
Veskovski informoi se NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet prej 1 prillit dhe në dy muajt e ardhshëm fillon me aksion me të cilin qytetarët do të mund t’i shlyejnë borxhet e tyre pa interes.