Ditëlindjet kanë nurr a, s’kanë vetëm numra! Janë broçkulla vajtimet për vitet që ik’kan… Le numrojnë njëra tjetërn, por dhe dobinë le mos neglizhojnë …është te mendja çdo gjë, jo te numrat… Ajo, t’a mrekullon veten ma s’miri! Vitet nuk ikin, ato shënojnë gjurmë! …Dhe , s’shijon asgjë më shumë se GJURMËT që le pas!…
Nga Adelina MARKU
Ne që shkruajmë, nuk dij sa e keni marë vesh më herët ose jo, pra kemi një nevojë , një si tip thirrje brendie, një si tip qejfi, një si tip doemosdoshmërie …quaje si të duash, pra – që të ndajmë do gëzime e hidhërime me të tjerët, me publikun . Ka të bën me një aftësi që e kanë njerëzit më sociabil – do na definonin ata që meren me natyrën e njeriut (sado unë urrej të definoj veten …), me nevojën tonë për të afirmu përbrendinë e hallit ose dertit ose gëzimit, ose mendimit ndrysh’…E si do ishte bota pa ne që shkruajmë ? Ah jo jo, nuk mar unë këtu rrolin e megallomanes për me përdëftu se ne që shkruakemi qenkemi më të mirë se ata që nuk shkruajnë …Në asnjë mënyrë, sepse, më ndjeni, unë psh dij të shkruaj, por nuk dij të bëj para, dij të ngre zënë por nuk dij të bëj inovacion ta zemë në shkencë, dij të flas për besimin por nuk jamë përkitazi fetare , dij të kuptoj revolucionin por jodoemosdoshmërisht dua të jem pjesë e turmës- sikur vuajerllëkun e kam preferu karshi revolucionit…Dmth, e sheh, nuk shes mënd , unë vetëm kam më shumë aftësi të ndaj atë që bluaj në vete! Kjo nuk më bën as më të mirë , as më të keqe, më bën vetëm: “Ah …Ajo që shkrun, po po po, ajo!!!”…
Sot psh, kam zgjedhur të shkruaj për “Përse shkruaj!”, sepse sot i mbush do vite që më afrojnë në dekadën e pestë të jetës sime, plus minus, aty jem! Dhe kur doemos ditëlindja të befason si zakonisht, sepse kapërcen nga një numër në tjetrin e me këtë në fakt ti kupton se çdo gjë lëviz brenda teje dhe se kjo kurbë shënohet me numër të ri , – me një si tip elegance dëshirohesh të kthesh kokën pas e të shohësh ku ishte spikama jote xhanëm gjatë gjithë këtyre viteve! Në qartësim të spikamës , ose më mirë të them në kërkim të spikamës së jetës tënde edhe mund t’i përgjigjesh kësaj tendence me një panevojë megallomane definimi të saj, sepse në të vërtetë spikamë është e gjithë jeta jote, pra që në momentin kur lind. Spikama e jetës është tek mendja e bukur, ky do ishte mësimi capital!
Ajo çka fuqishëm ke nevojë të bësh, ma s’fuqishmi a, është të faleminderohesh, të lumnosh, të gëzosh, të lartësosh, të mrekullosh momentin kur krijuesit të sollën në jetë …yt atë e jot ëmë! Kjo është spikama e vetme në jetën tonë, çdo gjë tjetër është relative, kaluse, harrestare me ndërgjegje ose pa. Pra janë dy ata që mrekullojnë praninë tonë ne këtë botë, janë vetëm dy të cilëve mishnisht iu përthith dritën e syve me të cilën të kanë rritur e dashur më shumë se veten! Janë vetëm ata dy që ma së shumti duan JETËN TËNDE! Masnej, me kalimin e numrave të ditëlindjes tënde, ti kupton se askush, askush si ata nuk din me t’dasht ma s’miri, ma s’ambli, ma s’mbari! Ata jetojnë me ne deri në një moment të jetës sonë, deri në një numër ditëlindjeje, pastaj them, na shohin nga lartë me po të njëjtin vezullim dashurie, si Perëndi! Në ndërkohë, ti sheh veten se je bërë vetë prind dhe në çast ndriçon veten me po atë dashni që krijuesit e tu e derdhnin lum për ty! Është cikël jete…ka kohë edhe për lot shume, por edhe për gëzime shumë. Koha ime psh, mban dashni shumë e dhimbje shumë ; këto dyja, s’bokan dot pa njëna-tjetrën …por si të tilla, bashk’ e shtrima shtrim, iu ka hije nuri që lëshojnë në mu! I dua pa pat nevojë me i mat !
Masnej, në këtë ditëlindje unë do doja t’i faleminderohem gjuhës që e flas dhe kulturës së cilës i takoj. Tani, dashninë time ndaj gjuhës unë nuk do arrij dot po me këtë gjuhë t’a shpreh në letër, sepse fuqia e mendjes sime që e prodhon dashninë e respektin ndaj kombit e kulturës sime është më e madhe se aftësia për t’a shkruar atë , për ta dëshmu a…E krijuesit e mi, im atë e ime ëmë më mësuan një leksion mbi çdo gjë tjetër : leksionin mbi SHTYLLËN KU DUHEM KAP E MBAJT! Kudo që jam , e kudo që shkoj, unë paraqes SHTYLLËN! Tani, kur unë vrapoj pas dekadës së pestë e e gjej veten të ngjitun shumë pas kësaj shtylle, kuptova që kjo shtyllë e ndërtume me dashni për komb e kulturë , mua më kish definu spikamën e viteve të mia deri këtu. Ai /ajo që nuk ka arritur të mësojë leksionin mbi SHTYLLËN KU DUHESH NGJIT FORT, them , vuan ma s’shumti! Vujtja e tyne biles është jo aq dinjitoze, sepse me gjasë rrefuzojnë me vetëdije të mbrojnë shtyllën e ta ngulin edhe ma thellë në tokë!
Ditëlindjet kanë nurr a, s’kanë vetëm numra! Janë broçkulla vajtimet për vitet që ik’kan… Le numrojnë njëra tjetërn, por dhe dobinë le mos neglizhojnë …është te mendja çdo gjë, jo te numrat… Ajo, t’a mrekullon veten ma s’miri! Vitet nuk ikin, ato shënojnë gjurmë! …Dhe , s’shijon asgjë më shumë se GJURMËT që le pas!…
Prandaj, gëzofsha ditëlindjen!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)