Është ndarë nga jeta ish-gjyqtari i futbollit kosovar, Rushit Selimi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i gjyqtarëve të FFK-së, Perparim Hasani në rrjetet sociale.
Ky është njoftimi i tij:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Gjyqtarit federativ dhe njeriut me vlera të larta njerëzore Rushit Selimit. Ne emër timin dhe gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Rushit Seimit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rushitin”, thuhet në njoftimin e kryetarit të gjyqtarëve të FFK-së, Perparim Hasani.