Varshavë, 23 gusht – Së paku pesë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë lënduar gjatë goditjes së vetëtimës gjatë motit të lig në Poloni, kumtoi kryeministri Mateush Moravijecki.
Vetëtima goditi një grup alpinistësh të cilët ishin në maje të kurorës malore Tatri, që ndodhet në kufirin mes Polonisë dhe Sllovakisë. Në anën polake jetën e humbën katër persona, mes të cilëve dy fëmijë, përderisa një person ndërroi jetë në anën sllovake të malit.
Dëshmitarët okularë thonë se stuhia u paraqit përnjëherë, pas një mëngjesi me diell. “Askush nuk priste që befasisht të shpërthente një stuhi aq e fuqishme”, theksoi kryeministri polak.
Gjatë stuhisë janë lënduar mbi 100 persona, ndërkaq në terren ndodhen katër helikopterë, lajmëroi BBC. Goditja më e fuqishme e vetëtimës ndodhi në majen e tatreve, Xhievont, ku ajo goditi kryqin e metalit, të lartë 15 metra.
Prefekti i Zakopanes, Leshek Dorulla për sot shpalli Ditë zie. a