Bejrut, 15 tetor – Kryeministri libanez, Naxhib Mikati, sot shpalli ditë zie në vend, një ditë pasi në Bejrut erdhi në përleshje vdekjeprurëse ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 32 janë lënduar, transmetojnë mediat franceze.
Trazirat filluan gjatë protestës të grupeve muslimane shiite Hezbollah dhe Amal kundër gjyqtarit i cili e udhëheq hetimin për shpërthimin e madh vitin të kaluar në portin e Bejrutit.
Mediat franceze theksojnë se muslimanët shiitë për dhunën, të vdekurit dhe të lënduarit në protestë i akuzuan Forcat Krishtere libiane (FK), të cilët, gjoja, me snajperë kanë shtënë në drejtim të protestuesve. Fraksioni FK mohoi se e kanë nxitur njërën ndër dhunën më të rëndë në Liban në vitet e fundit.
“Nuk do të lejojmë askënd ta marrë vendin si peng në interesat e tyre”, tha presidenti i Libanit, Mishel Aun.
Tension i madh e ndjek hetimin për shpërthimin në portin në Bejrut më 20 gusht të vitit 2020 ku humbën jetën 219 persona