Ditë të vështira për “kulturën e drogës” në Amsterdam

“Ligji ka bërë lëshime për poseduesit e sasive të vogla edhe pse kjo ndodh në një masë shumë të madhe në këtë vend. Por kjo politikë ju ka krijuar hapësire kriminelëve, zhvatësve, noterëve të dyshimtë dhe agjentëve të pasurive të patundshme”, thuhet në raport

I famshëm për përdorimin e marihuanës, kryeqyteti Holandez, Amsterdam thotë se tani ka një problem serioz pasi drogat e forta kanë sjellë dhunë dhe korrupsion në duar të “shpërndarësve, parazitëve dhe grabitësve”. Paratë nga tregtia fitimprurëse e drogave të tilla si kokaina, ekstaza, si dhe marihuana kanë gjetur rrugën e saj në tregun e pasurive të patundshme të qytetit, sipas një raporti me titull “Ana tjetër e Amsterdamit”.

Edhe pse marijuana është e paligjshme në Holandë, “kafenetë” e famshme të Amsterdamit e kanë shitur atë për dekada të tëra për kënaqësinë e banorëve dhe turistëve. “Ligji ka bërë lëshime për poseduesit e sasive të vogla edhe pse kjo ndodh në një masë shumë të madhe në këtë vend. Por kjo politikë ju ka krijuar hapësire kriminelëve, zhvatësve, noterëve të dyshimtë dhe agjentëve të pasurive të patundshme”, thuhet në raport.

Në krye të zinxhirit kriminal janë shefa të pasur të krimit të organizuar të cilët mund të mos gjenden fizikisht në Amsterdam. Kryebashkiakja Femke Halsema pranoi kritikat e raportit dhe u shpreh se synonte të vazhdonte programet aktuale të cilat do të luftojnë paratë e drogës që hyjnë në tregun e pasurive të patundshme dhe të përmirësojë bashkëpunimin e Amsterdamit me zbatimin e ligjit.