Ditë të sipërmarrësisë sociale, target i të cilit janë studentët, do të mbahen sot në Fakultetin Filozofik në Shkup, si pjesë e projektit Nxitje e sipërmarrësisë sociale Europe Aid/136504/IH/SER/MK. Sipas organizatorëve, ngjarja është një lloj thirrje për praktikimin në ndërmarrje sociale dhe nxitje e studentëve që të mendojnë për aktivizim të mëtutjeshëm në këtë fushë.
“Këto Ditë të sipërmarrësisë sociale janë në funksion të ngritjes së ndërgjegjës publike, promovimit të sipërmarrësisë sociale në vend dhe motivimit të të rinjve të marrin pjesë në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale”, qëndron në kumtesë. Projekti është i financuar nga BE-ja dhe i implementuar në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.