Shkup, 17 maj – Sekretariati për Çështje Evropiane sot u bëri thirrje të gjithë shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në projektin “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë”, informon Koha.mk
“Të nderuar nxënës të klasës së pestë, vitin kur për herë të parë në arsimin tuaj programi arsimor parasheh edukim për Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë Veriut në BE, në muajin maj (muaji i Evropës) nga 27-31 maj organizon projekt edukativ: Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pastë” me të cilin do të mundohemi nga më afër të Ju njoftojmë me thelbin dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian”, thuhet në thirrjen e hapur të SÇE-së.
Shkollat, të cilat dëshirojnë ta vizitojnë dhe të marrin pjesë në projektin Sekretariatit për Çështje Evropiane, të paraqiten në adresën [email protected]; ose në numrin e telefonit 070/409-618. (koha.mk)