Ceremoni komemorative me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit, do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Në ngjarje do të flasin zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetarja e Komunitetit hebraik në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ambasadori polak, Jecek Multanovski dhe Sarale Gutman nga Izraeli, vajza e Gita Shami, hebraikja e vetme nga Maqedonia e cila e mbijetoi Holokaustin në kampin Aushvic-Birkenau.