Mërgim Mavraj ka përjetuar sot një nga ditët më të vështira të karrierës së tij, pasi është turpëruar me Hamburgun në “Alllianz Arena” përballë Bajern Mynihut. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, si rrallëherë ka koleksionuar një sërë gabimesh në prapavijë, si duke shkaktuar penallti apo edhe duke i ikur kundërshtarët lehtësisht në duelet një kundër një. Rezultati ishte shkatërrues, një humbje e thellë 8-0 që rrallëherë është parë në Bundesligë, padyshim një ditë për t’u harruar si për klubin që lufton për mbijetesë, ashtu edhe për mbrojtësin shqiptar në aspektin personal.