Me solemnitet në kazermën “Ilinden” sot do të shënohet dita e Regjimentit për operacione speciale (rOS) – 1 Marsi. Njësitet nga përbërja e rOS-së do të kenë defyle, do të ndahen masa stimuluese, ndërsa për arritjet e njësitit do të flasin kuadrot udhëheqëse nga armata.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, zëvendësshefit të SHM të ARM-së gjeneral-majori Muhamet Racaj, ish-shefa të SHM të ARM-së dhe gjeneralë të pensionuar, përfaqësues nga MM-ja dhe SHM e ARM-së, ish-komandantë dhe pjesëtarë të njësitit dhe mysafirë të tjerë.
Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov 1 marsi është caktuar për ditë të rOS-së, me tradita në ditën kur është formuar njësiti i parë special i ARM-së, 1 mars të vitit 1994.