Resnje, 30 shtator – Në komunën e Resnjës 22,76 për qind e qytetarëve e kanë realizuar të drejtën e tyre kushtetuese në referendum, informoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor, Kiril Tanski.
Sipas tij, prej 16.760 votues të regjistruar në Listën zgjedhore deri në orën 17:00 kanë votuar 3.817 persona.
“Votimi vijon në rend të mirë, deri më tani nuk janë vërejtur kurrfarë parregullsi në të gjitha 50 vendvotimet në Prespë”, deklaroi Tanski për MIA-n.
Denoncimi për referendumin do të përfundojë në terminin e rregullt në orën 19:00 me mbylljen e të gjitha vendvotimeve.