Shkup, 2 shkurt – Kuvendi republikan sot do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin brendësinë e ndërtesës si monument i rëndësishëm historik i shtetësisë së Maqedonisë dhe do të marrin përgjigje rreth pyetjeve të tyre.
Në Kuvend do të hynë vetëm qytetarët të cilët paraprakisht janë paraqitur përmes celularit apo e-mailit tek shërbimet parlamentare. Kuvendi i Maqedonisë është i hapur për vizitë çdo të premten e fundit të muajit.