Tetovë, 25 prill – Universiteti i Tetovës para Rektoratit të tij mbajti ditën e hapur me qëllim që të prezantohet oferta akademike për vitin 2019/2020. Nxënësit e interesuar shkollave të mesme në tendat e fakulteteve kishin mundësi që të marrin informacione rreth programeve studimore, kushtet e nevojshme për regjistrim, kuadrit arsimor dhe ngjashëm.
“Ditën e hapur e organizojmë që maturantët të mund të njoftohen me 50 programe studimore të cilat i kemi në 13 fakultete dhe në universitetin tonë. Sipas konkursit ne parashohim për vitin akademik 2019/2020 të regjistrohen rreth 4.000 studentë në vitin e parë. Në Fakultetin Filologjik kemi program studimor për gjuhë maqedonase dhe letërsi ku janë paraparë 50 vende të lira. Propozim konkursi është dërguar deri te Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe pritet që në maj-qershor të publikohet. Regjistrimet do të jenë në shtator”, deklaroi prorektori për arsim Reshat Qaili.
Universiteti nuk do të ketë ndonjë program të ri për dallim nga viti i kaluar.
“Program të ri nuk ka. Vazhduam që t’i kthejmë studimet e disperzuara veçanërisht në Shkup siç janë programet studimore në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik”, deklaroi Qaili.
Në ditën e hapur ishte organizuar edhe panair i biznesit në të cilin kompanitë u prezantuan para studentëve me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për bursa, punësim dhe praktikë.
“Tentojmë që t’iu ndihmojmë kompanive nga industria ushqimore që nga studentët tanë të gjejnë persona profesionistë për punësim duke pasur parasysh se përballen me mungesë të kuadrit”, tha dekani i Fakultetit për Teknologji Ushqimore Xhezair Idrizi.
“Ne me kompanitë jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe lidhim marrëveshje për praktikë të studentëve për të cilat shqyrtohen mundësitë edhe për punësim”, deklaroi Vjollca Limani nga Qendra për Karrierë.