Shkup, 28 mars – Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të shtunën (31 mars 2018), në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” kanë mundësinë që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2018/2019 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.