Shkup, 19 tetor – “Onlajn”-tregti në Maqedoni është në zanafillë, numri i kompanive dhe dyqaneve të cilët drejtpërdrejtë plasojnë produktet e tyre përmes internetit është i vogël. Në korniza botërore, shitja në largësi është gjithnjë më e pranishme nga konsumatorët, çdo vit është më masiv, ndërsa qarkullimi i mjeteve përmes onlajn- tregtisë është më i madh. Ky trend në mënyrë të pashmangshme do ta përfshijë edhe shtetin tonë. Prodhuesit dhe tregtarët tanë duhet të jenë të gatshëm të përgjigjen në sfidat e tyre që të zgjerojnë tregun e tyre, të përfitojnë partnerë të rinj të punës, si në Maqedoni ashtu edhe jashtë kufijve.
Këtë e bën të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë në paralajmërimin për Ditën e sotme të hapur me temë: “Digjitalizimi në ekonominë e Maqedonisë” të cilën e organizon GS1 Maqedoni sipas shembullit të GS1 organizatave të shteteve evropiane.
Ligjërues të njohur do të flasin për trendët në tregtinë elektronike, ndikimin e digjitalizimit të praktikave të punës dhe shprehive konsumatore, për rëndësi më të madhe të GS1- standardeve në kanalet e tregtisë, ose Omni- kanal tregti, si dhe trendët e reja në botën e tregtisë.
Në Ditën e hapur do të kenë paraqitje kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski si dhe eksperti amerikan për digjitalizim dhe drejtor në Sektorin për inovacione në GS1, Robert Bajdeman.