Dita po zgjatet, vetëm se shumë ngadalë

Ndërsa rrotullimi i Tokës ngadalësohet gradualisht, Hëna na largohet gjithmonë e më shumë. Është llogaritur se gjatë 1.4 miliardë viteve të fundit, Hëna është larguar rreth 44.000 km nga Toka, duke krijuar një distancë prej 384.400 km

 

Ndërkohë që Hëna largohet nga Toka, rrotullimi i planetit tonë sa vjen dhe bëhet më i ngadaltë, duke e zgjatur ditën tonë me 1/75.000 sekonda çdo vit. Nëse jeni pjesë e atyre njerëzve që dita nuk ju duket asnjëherë e gjatë mjaftueshëm për të mbaruar të gjitha punët dhe detyrat, tani e tutje nuk keni më pse të shqetësoheni. Bazuar në disa përllogaritje të bëra së fundmi, një ditë e plotë në Tokë, 1 bilion vjet më parë, ka qenë 5 orë e 15 minuta më e shkurtës se sot.

Shkencëtarët përdorën kombinimin e teorisë astronomike dhe nënshkrimet gjeokimike të varrosura në shkëmbinjtë e lashtë, për të treguar se 1.4 miliardë vjet më parë, Toka arrin të bënte një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj çdo 18 orë dhe 41 minuta. Këto shifra na tregojnë se, mesatarisht, gjatësia e ditës në Tokë është rritur me afërsisht 74 mijë të një sekonde në vit (74000/1”), një trend ky madje që pritet të vazhdojë për miliona, nëse jo miliarda, vite më shumë.

Ndërsa rrotullimi i Tokës ngadalësohet gradualisht, Hëna na largohet gjithmonë e më shumë. Është llogaritur se gjatë 1.4 miliardë viteve të fundit, Hëna është larguar rreth 44.000 km nga Toka, duke krijuar një distancë prej 384.400 km. Sa për Hënën, ajo nuk do të vazhdojë të largohet nga Toka përgjithmonë. Në një farë pike në të ardhmen e afërt, ajo do të arrijë një distancë të qëndrueshme, nga ku do të jetë e dukshme vetëm nga gjysma e Tokës dhe kurrë nuk shihet nga tjetra.