Shkup, 29 prill – Me performancë bashkëkohore të vallëzimit, koreografët Iskra Shukarova nga Maqedonia dhe Ursulla Eagli nga SHBA-ja së bashku me studentët e katedrës për vallëzim bashkëkohor pranë Fakultetit të Artit muzikor sonte do ta shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vallëzimit – 29 Prill. Ngjarja do të fillojë në orën 20, së pari në foajenë, ndërsa pastaj do të vazhdojë në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë.
Kjo mbrëmje ka për qëllim të bëjë prezantim të procesit të vallëzimit bashkëkohor edukativ dhe artistik. Publiku do të ketë mundësi ta shohë procesin e punës së studentëve pranë FAM dhe vepra e pavarur e Ursula Eagli, e realizuar në suaza me veprën koreografike të Shukarovës, të quajtur “Pylli i çuditshëm”.
Në këtë vallëzim bashkëkohor i ftuar është artisti muzikor Xhijan Emin, i cili do të përfshihet si bashkëpunëtor në krijimin e konceptit muzikor. Së bashku me Joshiko Çuma nga Japonia, Emin në vitin 2007 në Nju-Jork veçmë realizoi bashkëpunim me Shukarovën dhe me Eagli në projektin “Stacioni jashtë rendit”.