Shkup, 15 tetor 2018 – Lidhja nacionale e të verbërve në Republikën e Maqedonisë sot shënon 15 tetorin- Ditën ndërkombëtare të Shkopit të bardhë.
Misioni më 15 tetor- Ditën ndërkombëtare të Shkopit të bardhë- Simbolit të njeriut të verbër- i njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) është t’i tregojë botës se edhe me verbëri mundet, të tregojë se si të verbërit dhe persona me të pamurit e dobët në botë jetojnë, punojnë dhe të pavarur të kontrubuojnë për bashkësinë e tyre.
Dita ndërkombëtare e Shkopit të bardhë- Simbolit të njeriut të verbër- të njohur nga OKB e shfrytëzojnë të tregojnë në atë që të rritet kujdesi i publikut për ta, njëherësh të tregohet kujdes më i gjerë edhe për problemet me të cilët çdo ditë përballen të vërbërit dhe personat me të pamurit e dobët, të zgjojnë autoritetet në çdo nivel të shoqërisë dhe të marrin pjesë dhe të mundësojnë fonde për prevenim dhe edukim për verbërinë, t’i kushtojnë kujdes publikut, qytetarëve se kur për herë të fundit kanë bërë kontroll oftalmologjijk të kompletuar.
Në Republikën e Maqedonisë sipas regjistrit të Lidhjes nacionale të Maqedonisë me dëmtim të të pamurit më shumë se 90 për qind jetojnë mbi 2.550 persona. Barriera dhe muri i krijuar rreth tyre ngadalë po rrënohet, por të njëjtët janë të pritur të presin. E njëjta fotografi përsëritet me vite.
Sytë e publikut janë të drejtuar kah të verbërit dhe personat me pamje të dobët vetëm më 15 tetor 2018 -Ditërs ndërkombëtare të Shkopit të bardhëe- ndërsa para dhe pas- margjinalizim, stigmë për verëbërinë, diskriminim në të gjitha poret e shoqërisë, vetmi dhe pasiguro dhe të nesërme më të mirë. Por, ajo e nesërme asnjëherë nuk erdhi…Por, optimizimi dhe energjia e këtyre njerëzve nuk shuhet. Ata si luanë luftojnë për të drejtat e tyre…
Lidhja nacionale e të verbërve të Republikës së Maqedonisë është formuar në vitin 1946, ndërsa më shumë se 67 vjet vepron si organizatë nacionale invalidore, jopartiake, joprofitabile me rëndësi të madhe për shoqërinë.