Tetovë, 21 shtator – Nënkryetarja e PDSH-së, Fatmire Isaku, mori pjesë në aktivitetin ” Fuqia e femrës” që u organizua në Tetovë nga Grupi Ndërkombëtar femëror për Paqe, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes, njoftojnë nga PDSH-ja, përcjellë KOHA.
Në këtë aktivitet ishin të ftuara edhe deputete nga partitë e tjera politike, femra bartëse të funksioneve publike si dhe përfaqësuese të sektorit civil.
“Në përpjekjet për të rritur konceptin e paqes, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i qytetarëve, shoqërisë civile dhe politikës pasi Samiti botëror i Paqes shënon sivjet përvjetorin e pestë të themelimit”, ka theksuar me këtë rast nënkryetarja e PDSH-së, Fatmire Isaku. (koha.mk)