Shkup, 21 shkurt – Në botë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të në Konferencën e Përgjithshme të vitit 1999. Në vitin 2000 data 21 shkurt është promovuar si Ditë e divirsitetit linguistik dhe kulturor dhe shumëgjuhësisë.
Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare sot do ta shënojë edhe Instituti i gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov” me manifestim ku do të mbajnë fjalim drejtoresha e Institutit, prof.dr. Elena Jovanova Grujovska, prof.dr. Liljana Makarijoska, prof.dr Veselinka Llaborska dhe doc.dr. Katica Evroska.
Në botë sot fliten rreth gjatë mijë gjuhë, ndërsa gjysmës prej tyre u kërcënohet zhdukja e tyre në shumë pjesë të botës. Rreth 200 vende gjenden para sfidës t’i ballafaqojnë gjuhët e “vogla” dhe të kujdesen ato të përdoren së bashku me gjuhët botërore. Sipas statistikës, në tre shekujt e fundit ka zhdukje ose zvogëlim dramatik të numrit të gjuhëve, veçanërisht në kontinentin amerikan dhe australian.
Përveç Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 26 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve Evropiane. Në vitin 1998 hyri në fuqi Karta evropiane për mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe të pakicave, me të cilën njëjtë gjithashtu potencohet diversiteti gjuhësor dhe shumëgjuhësia. (koha.mk)