Nju-Jork, 7 prill – Në Nju-Jork është shënuar dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, pasi që janë regjistruar 731 raste të vdekjes, me ç’rast numri i përgjithshëm i viktimave nga Kovid-19 tani është 5.489, transmeton gazeta KOHA.
“Numri i të vdekurve gjatë ditës së djeshme është 731 persona, që rritje në krahasim me 599 rastet e vdekjes nga dita paraprake”, deklaroi kryetari i Nju-Jorkut, Endrju Komo në pres konferencë.
Ai tha se koronavirusi po i mbytë personat e cenueshëm shëndetësorë.
“Ne nuk mund ta ndalojmë këtë”, theksoi Kuomo, duke shtuar se beson se deri tani është shpëtuar çdokush që ka mundur të shpëtohet.(koha.mk)