Shkup, 30 korrik -Bruno Dita do ta vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës. Sfida kundër Partizanit ishte e fundit për futbollistin me fanellën e Skënderbeut ku qëndroi për 3 vite, njoftojnë mediat nga Shqipëria, përcjellë gazeta Koha.
“Gjithmonë ndarja është e vështirë, por çdo fillim e ka një fund. Këto 3 vite aty janë momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, tifozerinë “Ujqërit e Dëborës”, që në çdo moment, të mire apo të keq, më kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim të veçantë kam për trajnerët e mi, Ilir Daja dhe Orges Shehi, që së bashku me ndihmësit e tyre më mësuan kaq shumë këto vite dhe më rriten profesionalisht si futbollist. Skënderbeu dhe Korça me njerëzit e saj të mrekullueshëm, do të jenë të gdhendura me shkronja të arta në zemrën time e do kenë një vend të veçante aty. Shpresoj që rrugët tona të bashkohen përsëri një ditë, ja u dëgjofsha të mirën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë shumë shpejt. Suksese SKENDERBE“, shkruan Dita.