Si të shfrytëzohen përfitimet e anëtarësimit të vendit tonë në NATO në pjesën e ekonomisë, cilat janë proceset dhe mënyrat që kompanitë e Maqedonisë të marrin pjesë në tenderët publik për nevojat e Aleancës dhe çfarë mund të ofrojë ekonomia jonë, i prezantuan sot zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjusev dhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmila Shekerinska para përfaqësuesve të kompanive të Maqedonisë të cilët gjithashtu u njoftuan me sistemin e furnizimeve publike të Paktit Veriatlantik.
Në ditën industriale të NATO-s, zëvendëskryeministri Angjushev para të pranishmëve potencoi se anëtarësimi në Aleancë është i rëndësishëm për ekonominë për dy arsye fondamentale edhe atë në pjesën e investimeve. Fillimisht që të inkurajohen investuesit e huaj dhe vendor që të vazhdojnë me investime, me rëndësi është të ketë sundim të së drejtës, por edhe ta dinë se këtë e bëjnë në një shtet stabil dhe se investimet e tyre do të mbrohen.
“Përfitim shtesë që kompanitë tona duhet ta shohin si një mundësi të shkëlqyeshme për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit është që me anëtarësim të plotë në NATO, kompanitë tona do të kenë mundësinë të marrin pjesë në zinxhirin e furnizimit dhe blerjes së prodhimeve për nevojat e trupave të NATO-s”, tha Angjushev.
Ai informoi se bëhet fjalë për buxhet të konsiderueshëm, që matet me miliarda euro gjegjësisht në NATO Agjencitë për servise dhe furnizime edhe për komunikimet dhe informatikë, gjithsej pesë miliardë euro, të cilat janë në dispozicion të kompanive tona në mënyrë të barbarët marrin pjesë si të gjitha kompanitë tjera nga vendet anëtare të Aleancës.
“Ndoshta nuk kemi sisteme raketash dhe armë në prodhim, por kemi prodhime të cilat mund të ofrohen në pjesën e ushqimit, tekstilit, rrobave dhe industrisë së lëkurës, industrinë e metaleve, nevojat logjistike shoqëruese të Armatës, si dhe në pjesën e informatikës”, tha zëvendëskryeministri Angjushev.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Shekerinska duke potencuar se anëtarësimi në NATO i shtetit tonë po bëhet sukses real shtetëror, potencoi se nga kompanitë e shumta me të cilat bashkëpunon MM ka informacione se ata tashmë dinë shumë për këto Agjenci të NATO-s. Megjithatë, gjatë tentimit të parë kur është dashur të kontrollohen nëse i përmbushin të gjitha kualifikimet, janë ballafaquar me problemin e parë, se kompania duhet të vijë nga një vend anëtarë i Aleancës.
“Shteti nuk mund ta zhvillojë biznesin tuaj megjithatë shteti mund t’i hap dyert, kjo që po ndodh, anëtarësimi ynë në NATO do ta hap jo vetëm derën ushtarake-politike por edhe ekonomike që kompanitë tona të mund të inkuadrohen në këtë treg të vështirë por të madh”, tha Shekerinska.
Ministra e Mbrojtjes, informon ajo, gjithashtu mund t’i shfrytëzojë për nevojat e saj Agjencitë e NATO-s dhe me këtë rast e potencoi se nuk është me rëndësi vetë t’i keni paratë, por edhe si do të përdorin. Shekerinska shtoi se MM dy vite me radhë mbetet në tre industritë e para në vend sipas transparencës dhe integritetit të furnizimeve.
Përfaqësuesve të kompanive të Maqedonisë në ditën industriale të NATO-s iu drejtuan edhe Patrik Feske, drejtor i Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizime publike dhe funksionari i Agjencisë së NATO-s për komunikime dhe informatikë Xhakomo Pilego.