Shkup, 17 tetor 2018 – Republika e Maqedonisë është e përkushtuar në implementimin e vlerave evropiane dhe sot në shënimin e Ditën Evropiane të Statistikës e nënshkroi Deklaratën për përkushtim të besimit në statistikën zyrtare. Deklaratë e nënshkroi kryeministri Zoran Zaev.
“Sistemi statistikor kombëtar në Maqedoni po zhvillohet edhe më tej do të zhvillohet në pajtim me rregullat dhe standardet e sistemit statistikor evropian. Enti Shtetëror i Statistikës sot paraqet sinonim për institucion të pavarur i cili vazhdimisht i avancon dhe modernizon proceset dhe metodologjitë e veta hulumtuese konform praktikave dhe standardeve evropiane”, theksoi kryeministri Zaev.
Sipas kryeministrit, nënshkrim i Deklaratës paraqet një hap simbolik para më afër qëllimit strategjik të RM-së anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO.
Ai potencoi se statistikat e besueshme janë kusht i nevojshëm për krijimin e politikave të qëndrueshme dhe hulumtimeve shkencore të bazuara mbi dëshmi dhe demokraci të mirë funksionale.
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës porositi se të dhënat statistikore nuk janë vetëm numra të thjeshtë, ata janë udhërrëfyes për krijimin e një të nesërme më të mirë.
Rëndësia, siç theksoi, është në të dhëna të sakta dhe cilësore statistikore..
“Sot të dhënat statistikore paraqesin udhërrëfyes dhe mjete për krijimin e një të nesërme më të mirë për të cilat jemi përgjegjës në fushëveprimin e vet në punë”, tha Simovski.
Drejtoresha e Eurostat Koceva, theksoi se personalisht beson në fuqinë e statistikës objektive që mund ta bëjë botën një vend më të mirë.
Deklaratën me miratimin iu bashkëngjit vendeve të cilat tashmë e kanë nënshkruar siç janë Suedia, Sllovenia, Irlanda, Belgjika, Greqia, Rumania, Mali i Zi dhe Shqipëria.