Pritjes së gjatë po i vjen fundit. Manchester City do të njihet këtë të hënë me vendimit e Gjykatës së Arbitrazhit sportiv për pjesëmarrjen ose jo sezonin e ardhshëm në Champions League. Klubi anglez ka kërkuar nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive pezullimin e dënimit të dhënë nga UEFA (i ndalohet pjesëmarrja në Kupat e Europës për dy sezone) deri në marrjen e vendimit përfundimtar në KAS.
Nëse vendimi do të jetë negativ për Citizens, atëherë humbjet do të jenë potencialisht 170 milionë euro e gjithashtu Pep Guardiola do t’i jepte fund epokës së tij në “Etihad”.
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ndikon direkt edhe në garën aktuale në Premier League. Në rast se Manchester City nuk lejohet të marrë pjesë në Champions, atëherë vendin skuadrës së Guardiolës do ta merrte ekipi që do të renditet në vendin e pestë.