Dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet lokale

7

Tubime dhe takime me qytetarë në më shumë qytete dhe vendbanime do të mbajnë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor.  Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Manastir dhe Resnjë

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Rankonc  dhe Nagoriçan të Vjetër dhe tubime në Kriva Pallankë dhe Kumanovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarët në Karbinc dhe Llozovë dhe tubime në Sveti Nikollë dhe Shtip.  Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.  Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

Comments are closed.