Philippe Coutinho ka takuar sot për herë të parë shokët e tij të rinj të skuadrës, te Barcelona. Braziliani, i cili u transferua vetëm para pak ditësh në ‘Camp Nou’, është shfaqur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re, për të cilën kishte kohë që këmbëngulte ta realizonte. Luis Suarez ka qenë ai që e ka pritur dhe i ka qëndruar më pranë yllit brazilian, kjo për shkak se të dy njihen mjaft mirë pasi kanë luajtur bashkë edhe te Liverpool. Më pas, Coutinho ka takuar me radhë Gerard Piquenë, patriotin e tij, brazilianin tjetër, Paulinho, por edhe trajnerin Valverde. Gjithsesi, Coutinho nuk i është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitje, pasi vuan nga një dëmtim i lehtë në pulpë dhe pritet të debutojë në sfidën përballë Alavesit, të dielën e 28 janarit.