Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot nëpër qytetet dhe vendet e banuara e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale më 15 tetor. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë aktivitete parazgjedhore në komunën e Gazi Babës.
Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të ketë takime me qytetarët dhe tubime në Qendrën Zhupa, Dibër, Mavrovë Rostushe, Vrapçishtë dhe Gostivar. Karvani i koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, do të jetë në Vevçan dhe Strugë.
Kryetarët e të rinjve të partisë, ndërkaq, sot do të nënshkruajnë Deklaratë për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike. Fushata për rrethin e parë zgjedhor filloi më 25 shtator, ndërsa do të përfundojë më 13 tetor në orën 24:00.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.