Shkup, 10 tetor – Deputetët sot dita e katërt do të debatojnë për Propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2019.
Në të, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 210,5 miliardë euro, ndërsa harxhimet e përgjithshme në vlerë prej 228,2 miliardë euro. Deficiti mbetet e pandryshuar dhe është pozicionuar në vlerë prej 17,7 miliardë euro. Me ribalancin parashikohet zvogëlim të të ardhurave dhe harxhimeve për 1,2 miliardë denarë, respektivisht për 0,5 për qind, mbahet deficiti buxhetor për 2,7 për qind, ndërsa shqyrtohet projeksioni për rritjen ekonomike në 2,8 për qind.
Gjatë tre ditëve të kaluara debati rreth ribalancit të Buxhetit zhvillohej në akuza të ndërsjella mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth asaj se sa është realizimi i investimeve kapitale, numrit të investitorëve të huaj. suksesit të projektit “TVSH-ja ime”. (koha.mk)