Shkup, 18 shkurt – Manifestimi qendror i Karnavalit Ndërkombëtar “Proçka 2018” do të mbahet sot në Prilep me performancën e pjesëmarrësve para komisionit, i cili do të zgjedhë maskat më të mira sipas kategorive dhe më pas do t’u jepen edhe çmime.
Pjesën zyrtare të karnavalit do ta ndjekë edhe delegacioni i Federatës Evropiane të Karnavaleve të Qyteteve, i udhëhequr nga kryetari Henry Van der Kron.
Në pjesën zyrtare të karnavalit do të marrin pjesë grupe karnavalesh nga Budva, Banja, Leskovaci, Beogradi, Korça, Pernik, Mokrievo, Begnishte, Ratevë, Strumicë dhe qytete të tjera.