Athinë, 24 janar – Me vonesë prej 15 minutash filloi dita e dytë dhe e fundit e debatit nga seanca plenare në Parlamentin greke për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, që do të ketë kulminacionin sonte me votimin e deputetëve, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Për debat janë paraqitur 206 deputetë, ndërsa gjatë ditës së djeshme fjalën e morën 58 deputetë. Me qëllim që i gjithë procesi i prononcimit dhe debatit të shkojë më shpejt nënkryetari i parlamentit kohën për të marr fjalën nga shtatë e shkurtoi në gjashtë minuta. Përveç deputetëve, fjalën e tyre do të kenë edhe ministrat e qeverisë, ndërsa pasi të përfundojë i tërë debati, para votimit fjalim do të kenë edhe liderët e partive politike.
Të fundit do të flasin kryetari i partisë Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis dhe kryeministri greke Aleksis Cipras dhe pritet që të dy të përsërisin dhe theksojnë argumentet e tyre “kundër” respektivisht “pro” Marrëveshjes së Prespës.
Pas fjalimit të Cipras, do të pasojë edhe votimi publik me apelin e çdo 300 deputetëve.
Paralelisht me debatin, për orët e pasdites në Qendër të Athinës, janë caktuar edhe protesta kundër Marrëveshjes së Prespës.