Adis Ababa, 1 korrik – Në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa, sot është shpërndarë ushtria, ndërsa grupet e armatosura lëvizin nëpër lagjet ditën e dytë me radhë të trazirave, në të cilat humbën jetën mbi 50 persona.
Protestat ishin shkaktuar nga vrasja e djeshme e muzikantit të njohur Hakalu Hundesi u përhapën nga Adis Ababa në rajonin e rrethinës Oromija.
Vrasja ka eskaluar në trazira mes grupit më të madh etnik në Etiopi, Oroma, duke pohuar se ato me dekada durojnë shtypje nga qeveria dhe se janë përjashtuar nga fuqia politike.
Të paktën 50 persona humbën jetën dje në trazirat në Oromija, mes të cilëve edhe demonstrantë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë, deklaroi zëdhënësi rajonal Getaçev Ballça, ndërsa disa dyqane ishin djegur.
Një polic është vrarë në Adis Ababa, ndërsa një numër i panjohur i njerëzve i humbën jetët në tre shpërthime atje.