Ambasada e Federatës Ruse dhe konsulli rus i nderit në Maqedoni sot do ta shënojnë Ditën e diplomacisë ruse me dorëzimin e luleve para përmendores së Kryqit rus në parkun e qytetit në Manastir. “Ceremonia mbahet çdo vit dhe, sipas traditës së vjetër, e krijuar nga diplomatët rusë të cilët kanë punuar në Maqedoni, mbahet pikërisht në Manastir te Kryqi rus. Përmendorja është ngritur në nder të konsullit imperator rus Aleksandar Rostkovski i cili në vitin 1903 duke e plotësuar detyrën e tij zyrtare ka vdekur nga dora e një ushtari osman”, kumtoi Ambasada ruse, duke shtuar se me këtë ngjarje u jepet respekt të gjithë nëpunësve diplomatikë të cilët kanë humbur jetën gjatë plotësimit të obligimeve të tyre zyrtare. Festa e diplomacisë ruse është konfirmuar me dekret nga presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin nga 31 tetori i vitit 2002. Festohet më 10 shkurt sepse në atë ditë në vitin 1549 është përmendja e parë e “Tregimit të Posolit”, përkatësisht shërbimi i parë i jashtëm politik i Rusisë. Në shënimin e Ditës së diplomacisë ruse në Manastir do të marrin pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik dhe do të mbajnë fjalim ambasadori rus Oleg Shçerbak, konsulli rus i nderit në Manastir Sergej Samsonenko dhe kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski.