Në suaza të shënimit të Ditës Botërore të personave të moshuar 1 Tetorit, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të prezantojë masa dhe aktivitete orientuar drejtë modernizimit dhe standardizimit të shërbimeve për personat në moshë.
Siç kumtuan nga Kryqi i Kuq, në takim do të theksohen shërbimet të cilat kjo organizatë ua ofron personave të moshuar dhe të cilat janë planifikuar të vendosen në të ardhmen, ndërsa janë rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët nga Shoqatat e tjera kombëtare të Kryqit të Kuq, si dhe projekteve shtesë për servise gerontologjike.
Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit për të tetin vit me radhë e implementon servisin social “Qendër ditore për personat e moshuar dhe qendra për ofrimin e ndihmës në kushte shtëpiake” përmes të cilës vizitohen 180 persona në moshë në rajonin e komunave Qendër, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, Çair, Karposh, Shuto Orizarë, Butel dhe Saraj, ndërsa për personat e moshuar aktiv funksionojnë tri qendra ditore për persona të moshuar.