Shkup, 18 maj – Muzetë në Maqedoni sot, me ekspozita dhe aktivitete, do ta shënojnë Ditën Botërore të Muzeve 18 Majin, ndërsa disa prej tyre nesër do t’i bashkëngjiten manifestimit “Nata Evropiane e Muzeve”.
Hyrja në Muzeun e Maqedonisë sot do të jetë falas për vizitorët të cilëve do t’u dhurohet publikim. Në suaza të “Natës evropiane të muzeve në Republikën e Maqedonisë”, Muzeu i Maqedonisë nesër do të jetë i hapur prej orës 19:00 deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa deri në orën 21:00 nesër mbrëma koncert do të mbajë grupi “Next to Silence”.
Përveç bazamenteve të përhershme – Etnologjia në Maqedoni (zakonet popullore, instrumentet tradicionale muzikore, kostumet popullore dhe bizhuteri, sendet shtëpiake, pëlhura popullore, zanatet tradicionale, ekonomia kombëtare dhe arkitektura tradicionale) dhe bazamenti historik: refugjatët maqedonas të Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta civile greke 1940-1949, në Muzeun e Maqedonisë do të mund të shihet edhe ekspozita e përkohshme: vepra arti të Vasko Ristovski “Arti naiv maqedonas”.
Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë sot do t’i promovojë hapësirat e reja të bibliotekës më të vjetër dhe më të madhe të specializuar arkeologjike në Maqedoni. Fondi i bibliotekës ka më shumë se 6000 libra (me mbi 20.000 punime profesionale dhe shkencore nga autorë vendas dhe të huaj).
Ai u krijua gjatë 57 vjetorit nga themelimi i bibliotekës së parë pranë Muzeut Arkeologjik në vitin 1961. Midis librave të shumtë janë edhe botime të rralla, të publikuara nga fillimi i shekullit të 20-të, ndërsa më i vjetri prej tyre daton nga viti 1881.
Me rastin e Ditës Botërore të Muzeve, Komiteti Kombëtar i Maqedonisë i IKOM (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve), sot në orën 14 në Muzeun e Qytetit të Shkupit, do t’i ndajë çmimet për vitin 2017, pas konkursit të shpallur për arritjet speciale në veprimtarinë e muzeve.
Do të ndajë çmime në katër kategori: muzeu i vitit, projekti i muzeut të vitit, punëtori i muzeut i vitit dhe bashkëpunëtori i jashtëm i muzeve.
Dita Botërore e Muzeut tradicionalisht festohet më 18 maj nga viti 1977, me qëllim që të rritet ndërgjegjja për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie. Është vërtetuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM – International Council Of Museums) (ICOM), i cili është formuar në vitin 1946.