Dita botërore e mjedisit jetësor

Motoja e sivjetme e shënimit të Ditës botërore të mjedisit jetësor – 5 qershori është “Lidhja e njerëzve me natyrën”. Qëllimi i kësaj teme është të na përkujtojë të kalojmë sa më shumë kohë me natyrën, ta respektojmë dhe ta gëzojmë bukurinë e saj dhe të angazhohemi për mbrojtjen e planetit Tokë.

Zyra e UN Environment në Shkup në bashkëpunim me Shoqatën ekologjike të Maqedonisë dhe Qendrën për edukim dhe zhvillim nga Tetova do ta shënojnë Ditën botërore të mjedisit jetësor me një sërë aktivitetesh në Tetovë dhe Shkup.

Dita botërore e mjedisit jetësor është krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1972 në ditën e parë të Konferencës së KB-së për mjedis jetësor, ndërsa shënohet nga viti 1974 në më shumë se 140 vende në botë.

Çdo vit zgjidhet tema për të cilën bëhen një numër i madh ngjarjesh prej kompanive të mëdha, organizatave joqeveritare, komuniteteve dhe qeverive kudo në botë me qëllim që të ngrihet vetëdija për çështje të rëndësishme për mjedisin jetësor.