Shkup, 8 maj – Nën moton “Çfarë ju pëlqen në Kryqin e Kuq dhe në Gjysmëhënën e Kuqe”, sot në Shkup do të shënohet Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – 8 maji.
“Gjatë tërë vitit 2019, do ta festojmë forcën e rrjetit tonë global, si dhe kontributin e personelit tonë dhe të rreth 14 milionë vullnetarëve në botë përmes moton ‘#Love, #Dashuri, #Љубов’”, kumtuan nga Kryqi i Kuq.
Sivjet kanë për qëllim t’i zgjerojnë njohuritë për misionin dhe kontributin e Kryqit të Kuq me theksimin e llojllojshmërisë së punës së tyre dhe universalitetit në qasjen e tyre.
“Shfrytëzojmë thirrje të thjeshtë për aksion për ta ndarë një prej simboleve më të njohura universale – ©љубов. Për dikë i prekur nga ndonjë fatkeqësi ose krizë, kjo mund të thotë se ekziston dikush i cili është i gatshëm të ndihmojë. Dëshirojmë ta shfrytëzojmë fuqinë e këtij simboli për ta festuar përkushtimin dhe ndikimin e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, vullnetarëve dhe të punësuarve. Synimi ynë është të theksojmë si Lëvizja i zgjidh sfidat humanitare përmes qasjeve të orientuara, inovative dhe të pazakonta”, theksojnë nga Kryqi i Kuq. (koha.mk)