Burime të gazetës KOHA thonë se mundësitë që ky lloj i shërbimeve mjekësore të ofrohen në Çair janë tepër të vogla, respektivisht autoritet përgjegjëse për çështjen e mjekësore janë kategorik kundër trajtimit të kësaj problematike në klinikat ekzistuese në këtë anë të Shkupit
Omer XHAFERI
Shkup, 27 korrik – Disperzimi i Qendrës për të varurit nga lëndët narkotike nga lagja e Kisella Vodës në disa lagje tjera të Shkupit, synon përmirësimin e kualitetit të shërbimeve që i pranon kjo kategori e qytetarëve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke e arsyetuar këtë vendim, ka thënë se qëllimi i disperzimit është vërtetim i faktit se çdonjëri ka drejtë të mbrojtjes shëndetësore, shkruan gazeta KOHA. Në këtë mënyrë, siç kanë njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, pacientët do ta pranojnë terapinë e duhur në qendrat përkatëse para personelit mjekësore. Kësisoj, ata vlerësojnë se do të eliminohet mundësia për shitjen e terapisë.
Mes tjerash, ministri Filipçe ka thënë se këto masa realizohen në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Për momentin, sipas tij, disperzimi, gjegjësisht terapitë ndaj personave të varur nga lëndët narkotike, përpos në Kisella Vodë dhe Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, do të jepen edhe në poliklinikat në lagjen Aerodrom dhe Çento, si dhe në Spitalin psikiatrik në Shkup. Por, ai ka nënvizuar se ekziston tendenca që disperzimi të zgjerohet edhe në poliklinikat në Gjorçe Petrov, Çair dhe Shutor Orizare. Burime të gazetës KOHA thonë se mundësitë që ky lloj i shërbimeve mjekësore të ofrohen në Çair janë tepër të vogla, respektivisht autoritet përgjegjëse për çështjen e mjekësore janë kategorik kundër trajtimit të kësaj problematike në klinikat ekzistuese në këtë anë të Shkupit. Ndërkohë, qëndrim i ministrit Filipçe është se disperzimi pritet të jetë i suksesshëm për shkak të numrit të vogël të pacientëve, nga njëra anë dhe numri i lartë i punonjësve mjekësor të cilat janë të përfshirë në këtë proces.
“Ata janë fqinjë tanë, shok, bashkëqytetarë, të cilëve duhet t’ju mundësojmë qasje deri te terapia e duhur”, tha ministri Filipçe. Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se drejtë përmirësimit të këtyre shërbimeve ata kanë paraparë ndryshime kadrovike, më saktësisht punësimin e 20 psikiatërve shtesë, të cilat do të shpërndahet në qendrat në fjalë. Paralelisht me këto ndryshime, janë të angazhuar në përmirësimin e kushteve edhe në hapësirat ku do të pranohet terapia, me çka është paralajmëruar blerja e kasafortave për ruajtjen e terapisë. Njëkohësisht do të punohet edhe me popullatën në drejtim të thyerjes së paragjykimeve kundrejt këtyre pacienteve dhe mënyrë se si mjekohen ata.
Ende pa hyrë në fuqi ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, banorët e lagjes së Aerodromit dhe Hasanebut janë ngritur në protesta kundër disperzimit të qendrave për varur nga lëndët narkotike në rrethinat e tyre. Protestë në Aerodrom u zhvillua të enjten pasdite. Ndërsa, protesta tjetër në lagjen Hasanbeg është caktuar të mbahet më 27 korrik.
“Jemi kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për disperzimin e këtyre terapive në poliklinikat tona. Pse askush nuk e dëgjon zërin tonë? Vallë, edhe kryetari Zllatko Marin e përkrahë këtë ide që edhe në komunë tonë të ketë Qendër për të varur nga lëndët narkotike? Ne si banorë nuk kemi asgjë kundër mjekimit të këtyre qytetarëve. Por, vlerësojmë se ky trajtim duhet të ofrohet në institucione të specializuara dhe jo në lokacione ku nuk ka kushte adekuate, gjegjësisht më së paku në poliklinika ku ekziston sektor pediatrik për foshnja dhe fëmijë. Njëherësh në afërsi të kësaj qendre ekzistojnë dy çerdhe për fëmijë, një shkollë fillore dhe një shtëpi për pleq. Prezenca e të varurve nga lëndët narkotike në këtë pjesë të qytetit është diçka çka na brengos neve si banor të Komunës së Aerodromit”, thonë protestuesit. (koha.mk)