Shkup, 6 korrik – Gjykatës nga sektorët penalë, prokurorë publikë nga të gjitha zonat e apelit dhe avokatë, sot dhe nesër marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët për Ligjin për procedurë penale në temë “Roli i trupit gjykues në procedurën dëshmuese”. Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, Aneta Arnaudovski në fillim të këshillimit theksoi se është shumë i rëndësishëm roli i gjykatësit gjatë debatit kryesor në pikëpamje të udhëheqjes me procedurën sepse, siç tha, ai duhet të jetë palë neutrale. Gjykatësi në Gjykatën e lartë të Republikës Kroate dhe kryetari i grupit të shteteve kundër korrupsionit (GREKO) i Këshillit të Evropës, Marin Mërçella theksoi se modeli i Maqedonisë i rolit të kryetarit të këshillit gjykues është shumë i ngjashëm me modelin amerikan në të cilin funksioni i kryetarit të këshillit është vetëm kontrollues. Ai, siç tha Mërçella, nuk përfshihet në hulumtim, por vetëm kontrollon nëse marrja në pyetje është në kuadër të normave ligjore. “Duhet të punohet në ndryshimin e vetëdijes së rolit të gjykatësit,. sepse gjykatësit e këtyre hapësirave ishin mësuar në rol më ndryshe. Tani duhet të ndryshojë kjo vetëdije, të vendoset rol i ri, i cili më lehtë është të bëhet te të rinjtë sesa te të moshuarit. Pritet që ata të cilët tani përfundojnë fakultet, gjegjësisht gjykatësit dhe prokurorët e rinj shumë lehtë t’i zbatojnë qëndrimet e reja, sesa gjykatësit ose prokurorët të mësuar në modelin e vjetër”, shtoi kryetari i GREKO. Ligjërues të këshillimit përveç kryetarit të GREKO-s Marin Mërçella janë edhe avokatja nga Zagrebi, Laura Valkoviq dhe prokurori publik i Prokurorisë së lartë publike Shtip, Todor Vitlarov. Në kuadër të këshillimit dyditor do të diskutohet për “Listën e dëshmive dhe orarin e kryerjes së dëshmive në debatin kryesor/ Pse kjo është e rëndësishme?, “Roli i gjykatësit gjatë ekzaminimit të dëshmitarëve dhe ekspertizave dhe gjatë kryerjes së dëshmive të tjera”, “Barra e prokurorëve e dëshmive nga njëra anë dhe barra e rregullimit nga tjetra”, si dhe për “E drejta e mbrojtjes dhe parimi i barazisë së armës”. Tryeza e rrumbullakët është organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, në bashkëpunim edhe me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup.