Shkup, 8 dhjetor – Diskutimi publik për katër draft-amendamentet përfundon të hënën në Shtip dhe në Tetovë. Në tre të parat që u mbajtën në Shkup u dhanë propozime ekspertësh të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e draft-amendamenteve, por edhe për tejkalimin e zbrazëtirës kushtetuese në lidhje me nënshkrimin e ligjeve nga ana e presidentit.
Kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesit qeveritar në debatet përveç që i prezantuan draft-amendamentet e theksuan edhe nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në kontekst të inkuadrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, inkluzivitetin e procesit dhe hapjen ndaj propozimeve të reja.
Përkujtoi se në draft-amendamentet janë inkorporuar propozime të tetë deputetët dhe potencoi vendimin se ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.
Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov duke shpjeguar propozimet që janë thënë në Kuvend dhe në debate tjera në pjesën që ka të bëjë me Preambulën, ka thënë se duhet të parashihet nen me të cilin do të parashikohet nëse për herë të dytë miratohet ligj në Kuvend, presidenti i shtetit të mos e nënshkruajë, ai me automatizëm të shpallet dhe të hyjë në fuqi.
“Këtu ka një sugjerim të ri që nuk i referohet Marrëveshjes së Prespës. Për shembull, unë personalisht mendoj se shpikësit e kushtetutës asnjëherë nuk kanë paraparë se Maqedonia ndonjëherë do të ketë president që nuk do ta ndjek detyrën e tij, të nënshkruajë dokument, ligj, të shpall që dy herë i njëjti të kalojë në Kuvend. Këtë Kushtetuta e thotë në mënyrë eksplicite, por ne në Maqedoni kemi një situatë të tillë. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë ka kaluar dy herë, por ai ende nuk është firmosur dhe nuk është shpallur në Gazetë Zyrtare. Ndoshta një gjë e tillë duhet të rishikohet…të konsiderohet se nënshkrimi është dhënë kur për herë të dytë do të votohet”, ka propozuar Dimitrov.
“Ju bind se në këtë proces kemi hyrë faqebardhë duke vënë interesin shtetëror dhe të brezit të ardhshëm se deri ne presim, shtetet shkojnë para, anëtarësohen, proceset bëhen më të vështira, në rajon vitet e fundit kemi përsëri garë të lojtarëve të mëdhenj në kuptim gjeopolitik ashtu që nuk e kemi luksin të presim dikush tjetër ta zgjedh këtë apo të përballet më këtë”, ka thënë shefi i diplomacisë.
“Kush e bart dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit me Greqinë? As SHBA-ja, as Rusia, as Evropa, as Gjermania, e as Greqia. Dëmin e bartim ne”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Dimitrov.
Akademiku Vllado Kambovski duke u kthyer në pyetjen të cilën e hapi Dimitrov për nënshkrimin e presidentit, tha se Marrëveshja e Prespës nuk ka hyrë në fuqi për shkak se presidenti i shtetit refuzon të nënshkruajë dhe propozojë në ligjin kushtetues të vihet dispozitë e veçantë se kjo Marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit. Por, shton Kambovski duhet të mendohet mirë se si të gjendet zgjidhje për këtë zbrazëtirë kushtetuese.
Nga ana tjetër, profesori Svetomir Shkariq propozoi edhe më së paku dy amendamente të Kushtetutës që do t’i referohen shpalljes së Marrëveshjes së Prespës, apo hyrjes në fuqi të saj dhe qëndrimin për shtetësinë të bëhet amendament i ri.
“Propozoj që marrëveshja të zhvendoset në amendament të veçantë. Propozoj amendamenti i 37- të të jetë: Marrëveshja ashtu siç është formuluar me të gjitha elementet e saj të jetë pjesë e rendit kushtetues të Maqedonisë”, ka thënë Shkariq duke shtuar se ideja është të jetë pjesë e sistemit kushtetues apo juridik.
Akademiku Taki Fiti ka thënë se marrëveshja i forcon çështjet e identitet dhe se me të zgjidhet një çështje historike. Duhet të merren parasysh, sipas tij të gjitha përfitimet e kësaj zgjidhje dhe kontesti, duke përmendur eurointegrimet, por edhe përfitimet ekonomike.
Ai përsëriti një pjesë të përfundimeve të shfaqura nga debati shkencor i para pak kohësh në Akademi mes tjerash edhe atë se duhet të gjendet zgjidhje për emrat e disa institucioneve. Fiti, megjithatë, tha se edhe në ASHAM nuk janë të një zëri për këto çështje, por edhe se kjo është legjitime dhe të besueshme nëse ofrohet zgjidhje alternative.
Zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike e arritur në, siç tha, një vit historik për ne dhe se ajo do të heq një gurë të madh që tërhiqej me vite. Tregoi për aspektet pozitive nga hyrja në NATO dhe BE, por edhe për rreziqet. Të rinjtë nuk do të qëndrojnë këtu nëse nuk mund ta planifikojnë të ardhmen, tha ai duke theksuar edhe rreziqet ekonomike dhe të sigurisë.
Debatet përfundojnë në të hënën në Shtip dhe Tetovë. Dy ditë më vonë Qeveria duhet të dorëzojë Raport në Kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duhet të caktojë seancë jo më herët se 30 ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese amendamente për draft-amendamentet mund të parashtrojnë edhe deputetët. Amendamentet kushtetuese do të konsiderohen si të miratuara nëse për ato votojnë 80 deputetë.