Diskutime publike nesër në Shtip dhe Tetovë

0

Shkup, 9 dhjetorNë Shtip dhe Tetovë nesër do të mbahen dy debatet e fundit, nga gjithsej pesë, që i organizoi Qeveria për katër projekt-amandamentet. Në tre debatet e mbajtura në Shkup, u paraqitën propozime ekspertësh për përmirësimin e projekt-amandamenteve, si dhe për tejkalimin e boshllëkut kushtetues lidhur me nënshkrimin e ligjeve nga ana e presidentit të shtetit.

Kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesit qeveritarë në debate i prezantuan projekt-amandamentet dhe treguan për nevojën për sjellje të ndryshimeve kushtetuese në kontekst të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE, për inkluzivitetin e procesit dhe hapjen për propozime të reja. Zaev përkujtoi se në projekt-amandamentet janë sendërtuar propozime të tetë deputetëve nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së dhe e ceki vendimin që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia i ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO që duhet të ndodhë në ditë të njëjtë apo së bashku paralelisht.

Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me ndryshimin e dokumenteve personale pas implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes me Greqinë, ai tha se zëvendësimi do të kryhet gradualisht, kur do t’u ndërpritet validiteti i dokumenteve. Tha edhe se duhet të ekzistojnë brenga për identitetin sepse “në marrëveshjen me Greqinë ka njohje të gjuhës maqedonase, të vetëvendosjes sonë”.

“Nuk do të jemi verimaqedonas, ndërkaq nuk do ta mbajmë as turpin e IRJM-istëve, duhet të mendojmë edhe çka do t’u lëmë fëmijëve tanë”, tha Zaev.

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në debatin në ASHAM e hapi çështjen për mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, në pajtim me të cilën bëhen ndryshimet kushtetuese, nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, me çka ajo nuk ka hyrë në fuqi dhe ende nuk është vendosur në sistemin juridik, dhe si në të ardhmen të përjashtohen situata të këtilla. Sipas tij, ndoshta duhet të konsiderohet se nënshkrimi do të jepet kur për herë të dytë do të votohet ligji.

Akademikët, ndërkaq, me mendime të ndryshme se si juridikisht të zgjidhet ky boshllëk kushtetues. Akademiku Vllado Kambovski propozoi në Ligjin kushtetues të vihet një përcaktim i posaçëm se kjo Marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se, megjithatë, duhet të mendohet mirë se si të gjendet zgjidhje për këtë boshllëk kushtetues.

Svetomir Shkariq propozoi edhe së paku dy amandamente të Kushtetutës, që do t’i referoheshin shpalljes së Marrëveshjes së Prespës, përkatësisht hyrjes së saj në fuqi, dhe qëndrimi për shtetësinë të bëhet amandament i ri.

Ndaj kësaj kundërshtoi akademiku Vllado Popovski, i cili konsideron se bëhet fjalë për një problem mjaft të madh që së apri duhet të fitojë legjitimitet, duke përkujtuar se kjo do të mund të hapte debat të gjatë, i cili, thotë, nuk do të përfundonte as për dy vite, ndërsa kornizat kohore për miratim të ndryshimeve kushtetuese janë tashmë të ditura dhe të përmbajtura në vetë Marrëveshjen.

Në debat marrin pjesë përfaqësues të veprimtarisë shkencore dhe profesionale, deputetë, qytetarë, por jo edhe përfaqësues dhe deputetë të opozitës.

Pas debateve të nesërme Qeveria duhet të parashtrojë Raport në Kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të caktojë mbledhje jo më herët se tridhjetë ditë. Në këtë fazë të ndryshimeve kushtetuese, amandamente në projekt-amandamente mund të parashtrojnë edhe deputetët. Amandamentet kushtetuese do të konsiderohen të miratuara nëse për to votojnë 80 deputetë.

Comments are closed.