Diskutim “Sfida dhe udhërrëfyes për përfshirjen rinore në Maqedoni” sot do të mbahet në BE Info Qendrën, në organizim të, Të rinj info internacional. Sipas organizatorit, theks do të vendoset në përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike rinore, ndërsa do të bisedohet edhe për prioritetet kombëtare dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren. Pjesëmarrësit do të flasin edhe për formimin e rrjetit rajonal të bankave rinore. Përfshirja më e madhe të rinjve në jetën publike dhe në proceset për sjelljen e vendimeve në nivel lokal janë një ndër qëllimet kyçe të projektit rajonal “Qendra e Bankave rinore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i cili do të zhvillohet në Shqipëri, Maqedoni, Turqi dhe Serbi. Ajo që është e përbashkët për këto vende krahas statusit kandidues për anëtarësim në BE, janë përfshirja e ulët rinore në sjelljen e vendimeve në nivel lokal, si dhe krijimi i politikave publike, që në përqindje të vogël e stimulojnë përfshirjen e të rinjve në suaza të një shoqërie.