Në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot do të mbahet diskutim publik për reformat në sektorin medial. Qëllimi i diskutimit, siç informojnë prej MSHIA, është të gjitha palët e involvuara të kontribuojnë me rekomandimet e tyre për ndryshime në rregullativën ligjore.
Fjalime hyrëse në diskutim do të kenë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski. Ndryshimet e propozim-ligjit do të jenë sublimim i nevojave dhe qëndrimeve profesionale të ekspertëve medial, gazetarëve, asociacioneve mediale, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare. Përveç përfaqësuesve të shoqatave mediale dhe asociacioneve, si dhe institucioneve, diskutimi publik do të hapet edhe për qytetarët.