Një moment i tmerrshëm, po aq sa dhe komik. Ylli i filmave pornografikë, Mia Khalifa ka përjetuar momente të vështira teksa ka qenë duke parë si spektatore një ndeshje hokeji të ‘play-off’ në NHL-në amerikane.
Vajza me origjinë nga Libani, ka rrëfyer se gjatë ndeshjes është goditur nga disku i hokejit dhe si pasojë do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në njërin prej gjinjve të saj. Khalifa po shihte ndeshjen e Washington Capitals kur disku theu xhamin dhe goditi gjirin e saj të majtë.
“Isha ulur pas xhamave dhe gjithçka ishte e papritur, nuk e kuptova se nga erdhi. Kapa gjoksin tim dhe nuk doja ta lëshoja sepse ndihesha sikur do të shpërthente gjaku”, tha ajo. Megjithatë, 25-vjeçarja ka treguar se topin që preku gjoksin e saj do ta mbajë për kujtim.