Shkup, 19 shkurt – Diskriminim politik në bazë të përkatësisë apo simpatizimt të një partie të caktuar politike, ndërsa në pajtim me këtë pastaj edhe realizimin e përfitimeve të caktuara gjatë punësimeve apo të drejta të tjera janë format më të shpeshta të diskriminimit në vend.
Shumica e rasteve të paraqitura në Komisionin për mbrojtjen kundër diskriminimit i referohen pikërisht diskriminimit politik në marrëdhëniet e punës, ndërsa Maria Risteska, drejtoresh e Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave në Sesionin e katërt të grupit punues dy – politik sociale dhe punësim në kuadër të Konventës kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë, theksoi se qytetarët të cilët gjatë punësimit të tyre po ballafaqohen me këtë duhet të ndjehen të diskriminuar dhe t’i përdorin mekanizmat për mbrojtje.
“Ka shumë lloje diskriminimi, ndërsa sipas punës së Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi, më së shumti ka diskriminim politik. Kjo flet për polarizim në shoqërinë tonë dhe shpresoj se do të piqemi dhe do t’i tejkalojmë ndarjet politike dhe se me ligjin e ri për mbrojtje nga diskriminimit do të sigurojmë mekanizma efektivë për mbrojtje”, tha Risteska.
Ajo përmendi se shteti duhet të vendos çfarë lloj të administratës publike do të krijojë.
“Duhet të sille vendim nëse do të kemi një model politik të administratës publike ose do të kemi modelin francez, ku ka administratë publike profesionale kompetente, e cila është e lirë nga politizimi. Nëse vendosim për modelin gjerman për politizimin e plotë të administratës, këtë duhet ta themi publikisht, ta zbatojmë atë dhe pastaj nuk do të kemi raste të diskriminimit, atëherë do të dimë se rruga për punësim në sektorin publik është përmes partive politike”, tha Risteska.
Komisioni për parandalimin e diskriminimit gjithashtu pranon edhe parashtresa të tjera në baza të tjera – për diskriminim për shkak të orientimit seksual, përkatësisë fetare dhe etnike.
Lidhur me diskriminimin gjinor, thotë ajo, nuk ka mungojnë bazat themelore për njohjen e sjelljes diskriminuese, por edhe mundësia për të dëshmuar se jeni diskriminuar mbi këtë bazë.
Një pjesë e rekomandimeve, të cilat kanë dalur nga Sesioni i katërt janë përforcimi i mekanizmit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat me kompetenca ligjore të përcaktuara saktësisht dhe përmirësimi i statusit të mekanizmit qeveritar (SEM) në Sekretariatin e Qeverisë, duke përfshirë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në procesin e marrëveshjes kolektive dhe miratimi i Ligjit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Konventa kombëtare për BE-në është instrument i veçantë përmes të cilit e gjithë shoqëria është e përfshirë në procesin e integrimit të vendit në Union duke siguruar një marrëdhënie partneritet midis qeverisë dhe qytetarëve të përfaqësuar përmes bizneseve, shoqatave të biznesit, sindikatave, organizatave qytetare jofitimprurëse dhe bashkësisë akademike. Grupi punues dy – politika sociale dhe punësimi i referohet Kapitullit 19 të negociatave me BE-në. (koha.mk)