Shkup, 15 nëntor – Diskriminim etnik dhe gjuhësor në Universitetin e Shkupit “Kirili dhe Metodi”. Kështu kanë thënë përfaqësues të organizatës “Forumi Rinor Arsimor”, sipas të cilës, në vitin 2013 është regjistruar numri më i madh i ankesave, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite studentët nuk janë të informuar se si të mbrohen dhe dëshmojnë diskriminimin gjuhësor, etnik dhe gjinor. “Në institucionet arsimore të universitetit duhet të ekzistojnë organe të posaçme të cilët duhet të kujdesen për ankesat lidhur me diskriminimin dhe të ndalojnë paraqitjet jomorale dhe joetike në shoqërinë akademike. Me këtë organ do të ndalohej, njëkohësisht studentët do të kenë një mekanizëm mbrojtës, ndërsa gjithashtu do të inkurajohen të paraqesin diskriminimet. Këto organe, përveç parandalimit, do të duhej të kishin për detyrë edhe të edukojnë, propozojnë politika dhe të punojnë në rregullimin e legjislacionit në arsimin e lartë”, thuhet në konludimet e organizatës “Forumi Rinor Arsimor”, raport ky që u publikua në konferencën “Iniciativat qytetare për ndryshimin e ligjeve”, ku morën pjesë rreth 12 organizata joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe atyre që kujdesen për rregullimin sa më të mirë të ligjeve në vend. Ankesa për diskriminim pati edhe Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë së inkluzivitetit, ndërsa akuzoi për mungesë qasje në shërbimet falas shëndetësore të personave me hendikep. Nga kjo shoqatë alarmuan se shërbime falas shëndetësore pranojnë vetëm ata të hendikepuar që jetojnë në familje kujdestare dhe jo edhe ata që jetojnë me familjet biologjike të tyre. “Shoqata jonë ka hulumtuar dhe konsultuar familjet me persona të hendikepuar, ndërsa vlen të theksohet se të njëjtit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara