Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur sot për të analizuar thyerjet e rregullores, të konstatuara gjatë aktiviteteve futbollistike të fundjavës që sapo lamë pas. Vëmendja ishte përqendruar te analizimi i problematikave të shfaqura në supersfidën Partizani-Skënderbeu, veçanërisht shpalosja e një banderole me sfond racist. Kështu Komisioni i Disiplinës vendosi të dënojë Partizanin me dy ndeshje pa tifozë në shtëpi, ndërsa po për të njëjtën ndeshje, u gjobit edhe klubi korçar, me 560 mijë lekë të reja gjobë.
KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese”, thuhet në vendinin e FSHF-së.