Argjentina e varfër! Brazil bëri një “prerje” 3-0 si rezultat përfundimtar dhe i la “Albicelestët” pa gjak, pa lojë, pa shpirt, pa opsione. Coutinho, Neymar dhe Paulinho e fituan me “një lumë votash” duelin e tyre privat me Leo Messin. Ata ishin autorët e golave për vendësit, të cilët i dhanë jetë “ole”-së së stadiumit të mbushur përplot. Argjentina e filloi mirë në çerekorëshin e parë. Messi kishte për detyrë të patrullonte gjysmën e fushës, që të kishte sa më shumë kontakt me topin. Brazil e la atë në të tijën, por gjithmonë duke i dërguar një lojtar, që ta kishte të kontrolluar ylli e Barcelonës. Fernandinho dhe Paulinho mbikqyrnin Messin në atë zonë. Në fakt ishte Brazili, ai që pati pushtetin e aksioneve.
Përmes një aksioni nga e majta e sulmit brazilian, Neymar ka dhënë një pasim për te Coutinho, që përmes një sllallomi të madh shënoi diagonalisht. Ai e rrëshqiti topin në këndin e majtë të portierit Romero, i cili fluturoi për fotografët, që të kapnin imazhin e natës, por jo të evitonte golin. Në atë kohë, skuadra e Messit mori goditjen e parë, që nuk do të ishte e fundit.
Ylli i Argjentinës u duk i vetmuar, për shkak se 10 lojtarët e tjerë ishin vetëm shokët e thjeshtë të kapitenit. Higuain nuk “luajti”. Në fakt po, sepse ishte në fushë, edhe pse prania e tij ishte po aq e dobët sa ajo e Di Maria, Biglia, Mascherano, për të mos përmendur mbrojtjen, e cila ishte shumë e vobektë karshi sulmit të Brazilit.